Më i shpejtë, më i lehtë, më i fuqishëm: McLaren GTS

Auto

Më i shpejtë, më i lehtë, më i fuqishëm: McLaren GTS

Më: 21 dhjetor 2023 Në ora: 23:06
McLaren GTS

Marka britanike, McLaren prezantoi modelin e ridizajnuar GT, duke i shtuar një tjetër germë emrit.

McLaren GTS i ri është bërë në të njëjtën bazë karboni si paraardhësi i tij – MonoCell II-T.

Duke marrë parasysh që në thelb është një model i ridizajnuar GT, GTS gjithashtu ka të njëjtin motor V8 biturbo 4 litra.

Ajo që dallojnë më së shumti është pjesa e jashtme, kështu që GTS ka një parakolp të ri të përparmë dhe hapje më të mëdha në pjesën e pasme, dhe motori është përmirësuar pak, kështu që në vend të 620 kuajve, ai jep 635 kuaj/fuqi me 630 Nm çift rrotullues maksimal.

Drejtimi është në rrotat e pasme, dhe ka gjithashtu një transmetim automatik me shtatë shpejtësi me dy tufa dhe tre mënyra funksionimi – Comfort, Sport dhe Track.

McLaren GTS “arrin 100” për 3.2 sekonda, siç thonë britanikët dhe shpejtësia më e lartë e mundshme është 327 km/h sipas deklaratës. Ajo duhet të dalë në shitje në gjysmën e parë të vitit 2024. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat