Red Bull prezanton konceptin e veturës sportive 6,2 milionë dollarëshe

Auto

Red Bull prezanton konceptin e veturës sportive 6,2 milionë dollarëshe

Më: 15 janar 2024 Në ora: 15:32
Red Bull

Deri më tani, Red Bull ka prodhuar vetëm vetura F1 për gara sportive, por ky fakt do të ndryshojë këtë vit, pasi kompania ka njoftuar për një model të ri Red Bull RB17.

Koncepti i RB17 është krijuar nga dizajneri i F1 Red Bull Racing, Adrian Newey, dhe fillimisht nuk do të jetë legal në rrugë, pasi është menduar posaçërisht për pista.

Nuk dihen shumë detaje rreth modelit të ri nga Red Bull, por disa raporte thonë se ai do të përmbajë një motor V8 me dy turbo, dhe do të peshojë rreth 900 kilogramë.

Gjatë një periudhe 15 vjeçare, kompania po planifikon të prodhojë gjithsej 50 njësi të tilla.

Sipas vlerësimeve të para, çmimi fillestar për RB17 do të jetë 6,2 milionë dollarë, dhe pritet të hyjë në treg në vitin 2026.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat