Modeli i ri nga Aston Martin debuton më 12 shkurt

Auto

Modeli i ri nga Aston Martin debuton më 12 shkurt

Më: 29 janar 2024 Në ora: 10:22
Foto ilustrim

Aston Martin ka njoftuar se më 12 shkurt do të prezantojë modelin e ri Vantage së bashku me një veturë sportive për gara GT3.

Njoftimi i Aston nuk ofron asgjë përtej datës së debutimit dhe disa fotografive të pakta.

Gjithçka që dihet është se modeli i ri fuqizohet nga një motor V-8 4.0 litërsh me 600 kuaj fuqi i cili gjendet edhe në prodhimet e Mercedes-AMG.

Sa i përket transmetimit manual të shpejtësive nuk është bërë e ditur asgjë, pasi versioni i ri pritet të jetë automatik.

Megjithatë, një tjetër version me tre pedale mund të shfaqet në të ardhmen.

Aston Martin ka deklaruar se do të vazhdojë të ofrojë automjete të tilla, si Valor që debutoi korrikun e kaluar. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat