E keni pritur! Zbulohet më në fund interiori i “veturës shqiptare” Illyrian TSX nga Qëndrim Thaçi

Auto

E keni pritur! Zbulohet më në fund interiori i “veturës shqiptare” Illyrian TSX nga Qëndrim Thaçi

Më: 1 shkurt 2024 Në ora: 13:03
Illyrian TSX

Arrera Automobili më në fund ka zbuluar interiorin e veturës së parë shqiptare, Illyrian TSX me disa imazhe të publikuara në llogarinë e saj zyrtare në Instagram.

Illyrian TSX e cila hyn në kategorinë e hiper-makinave, u prezantua një javë më parë në ekspozitën e TREDITECH në Torino të Italisë.

Tani më në fund u zbulua edhe brendësia e veturës së projektuar nga sipërmarrësi shqiptar, Qëndrim Thaçi.

Duke qenë se vetë Illyrian TSX hyn në variantin e hiper-makinave, nuk është për t’u habitur që sediljet janë të dizajnuara për t’u “ngjasuar makinave të garave”.

Hiper-makina ka dy ekrane në pjesën e përpara, derisa në pjesën mbrapa të pasagjerëve kemi vërejtur së paku një ekran.

Image
Illyrian TSX

Ajo që bie në sy më së shumti është timoni i kësaj veture, i cili është i stilit gjysmë-yoke, një timon të cilin e kemi parë në modelet e Tesla-s.

Natyrisht edhe “logoja krenare” që simbolizon shqiponjën e flamurit të Shqipërisë.

Qëndrim Thaçi, projektuesi dhe njëherësh CEO i Arrera Automobili ka deklaruar se automjeti është i projektuar me fibra karboni, që shpjegon edhe njëherësh peshën e lehtë të hiper-makinës e cila do të kushtojë deri 1.7 milion dollarë.

Dy prej klientëve të parë të Illyrian TSX janë shqiptarë të cilët jetojnë në diasporë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat