Tregtarët e veturave të reja në disa vende të Bashkimit Evropian i motivojnë qytetarët që të intensifikojnë blerjen e hibridëve plug-in këtë vit, sepse modelet PHEV do të jenë dukshëm më të shtrenjta në vitin 2025.
Rregullorja për testet e shkarkimeve të CO2 është duke u shtrënguar, që do të thotë se ky lloj hibridi nuk do të plotësojë më kushtet për stimuj shtetërorë gjatë blerjes.
Sipas rezultateve të shitjeve në Evropë, është evidente se veturat elektrike janë gjithnjë e më pak interesante për klientët. Shumë njerëz i drejtohen hibrideve, por jo të gjitha llojet e “të përziera” janë një zgjidhje e dëshirueshme.
Emetimi zero ishte një problem djegës që prodhuesit e automobilave e kapën “si një i dehur”, për të ulur emetimet mesatare të CO2 të të gjithë gamës së automjeteve për të shmangur gjobat. Megjithatë, duke qenë se shitja e automjeteve me bateri nuk shkon sipas planit, nuk ka asgjë për të ulur vlerën e CO2, dhe kjo do të thotë se prodhuesit do të gjobiten shumë milionëshe.
Zgjidhja e ofruar në formën e një hibridi plug-in ka ardhur në rënie tek klientët vitet e fundit dhe këtë e vërtetoi edhe rënia e shitjeve të tyre prej gati 20 për qind këtë vit, gjë që sigurisht nuk i lë indiferentë prodhuesit. Megjithatë, në disa tregje të BE-së, përderisa ka ende subvencione për atë lloj automjeti, shitësit e veturave të reja i motivojnë qytetarët që të bëjnë blerje këtë vit përderisa janë më të favorshme.
Vitin e kaluar në pranverë, Bashkimi Evropian analizoi të dhënat për konsumin e karburantit dhe energjisë elektrike të PHEV-ve, pasi i detyroi prodhuesit të instalojnë një pajisje matëse në modele të tilla.