Sedani i ri Volkswagen – si do të dukej marka evropiane Jetta?

Auto

Sedani i ri Volkswagen – si do të dukej marka evropiane Jetta?

Më: 18 prill 2025 Në ora: 18:33
Foto ilustrim

Në tregun kinez po zhvillohet një betejë epike – konkurrenca është jashtëzakonisht e madhe, ndaj edhe nevoja për modele të reja është e lartë.

Volkswagen shet një sërë modelesh në këtë shtet, të cilët janë të dizajnuar posaçërisht për tregun lokal – nëse mund ta quajmë “lokal” një vend me mbi një miliard banorë.

Së fundmi janë publikuar fotografitë e modelit Lavida Pro, një version i rifreskuar i Lavidas bazë, e cila është një sedan kompakt.

Mund ta quajmë “Jetta kineze”, edhe pse ai model nuk prodhohet më për tregun evropian.

Lavida Pro, e zhvilluar përmes një bashkëpunimi të përbashkët mes kompanisë kineze SAIC dhe Volkswagen, nga pjesa e përparme ngjan me Volkswagen Passat-in evropian, ndërsa pjesa e pasme ndjek stilin tashmë klasik të Volkswagen-it me drita të lidhura ndërmjet tyre.

Lavida Pro është e gjatë 4720 mm dhe do të ofrohet vetëm me një motor 1.5-litërsh turbo benzinë me katër cilindra. Fuqia e tij është 109 kuaj/fuqi (81 kW), ka pohon në rrotat e përparme, dhe përdor një kambio automatike me shtatë marshe.

Aktualisht nuk janë publikuar fotografi nga brendësia e makinës, por pritet të ketë një dizajn klasik me panel digjital, sistem multimedial dhe komandat e kondicionerit të vendosura poshtë tij. 

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat