Shumë prej jush i parkojnë automjetet jashtë dhe nuk është ide e keqe të theksosh një problem që mund të lindë.
Mbetjet e shpezëve përmbajnë azot, i cili është jashtëzakonisht gërryes ndaj ngjyrave moderne të veturave me bazë uji.
Nëse lihen në sipërfaqe për një kohë të gjatë, mbetjet mund të shkaktojnë dëme serioze.
Ngjyra mund të zbehet dhe ju nuk e dëshironi këtë. Këshillohet që ta fshini sa më shpejt të jetë e mundur – mundësisht kur është ende i freskët.
Sigurisht, askush nuk qëndron roje para automjetit duke pritur që një skuadron shpezësh ta bombardojë, por kur vëreni mbetjet, fshini menjëherë. Nëse thahet, është mirë të përdorni shampon të specializuar që kanë përbërës mbrojtës.
Nëse nuk e keni këtë, përdorni shampon ose sapun për banjë – e vetmja gjë e rëndësishme është që të hiqni mbetjet e shpezëve sa më shpejt të jetë e mundur.