McLaren zbulon një model ultra të rrallë

Auto

McLaren zbulon një model ultra të rrallë

Më: 2 qershor 2025 Në ora: 18:20
McLaren

Pas edicioneve speciale të bazuara në 650S dhe 720S, të cilat u shfaqën në vitet 2015 dhe 2020, McLaren tani ka përgatitur një model tjetër me edicion të kufizuar, këtë herë bazuar në 750S.

Është modeli McLaren 750S Le Mans, i cili shënon 30 vjet nga fitorja legjendare e markës në garën 24 Hours të Le Mans.

Ashtu si paraardhësit e tij, ky model do të jetë i kufizuar në vetëm 50 shembuj.

Performanca nuk ka ndryshuar.

Kjo do të thotë se vetura ende ka një motor 4.0 litra V8 me dy turbo.

Image
McLaren
comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat