Këta quhen “Jastëkët e Berlinit” dhe përbëhem nga blloqe gome të lidhura me vida në rrugë.
Qëllimi i këtyre ngadalësuesve është të lejojnë kalimin e lirë të autobusëve, shërbimeve emergjente dhe automjeteve të ngjashme, ndërsa veturat personale mund t’i kalojnë vetëm me shpejtësi maksimale prej 30 km/h.
Këta ngadalësues shkaktojnë shumë polemika, dhe në Francë para dy vjetësh është nisur një proces i madh gjyqësor ku ata janë tema kryesore.
Në Francë disa shoqata vendosën të ngrenë aktpadi ndaj autorëve të panjohur, pra ndaj të gjithë atyre që janë përgjegjës për vendosjen e ngadalësuesve të trafikut, të ashtuquajturve “policë shtrirë”.
Shoqatat vlerësojnë se shumica e madhe e 450 mijë ngadalësuesve të vendosur në rrugët franceze nuk përmbushin standardet, veçanërisht në aspektin e lartësisë.
Ata pretendojnë se për shkak të tyre dëmtohen veturat dhe rreziku i aksidenteve rrugore rritet.
Apeli është përqendruar në “Jastëkët e Berlinit”, një lloj ngadalësuesish prej gome që janë të zakonshëm edhe në rrugët tona (me lartësi rreth 65 mm).