Në pjesën e përparme dhe të pasme të veturave të reja ndodhet një kapak i vogël.
Ky është një element që ndihmon në transportin e automjetit në rast emergjence.
Kur hiqet kapaku, poshtë tij gjendet një fijë ku lidhet kthetra, e cila zakonisht është vendosur në bagazhin e makinës dhe shërben për të tërhequr automjetin.
Më parë, veturat kishin një unazë metalike që ishte e dukshme në pjesën e pasme të automjetit, ndërsa sot ky pjesë e domosdoshme e harduerit të automjetit është fshehur – për arsye estetike.
Rregulloret e Bashkimit Evropian përmendin këtë kapak dhe mundësinë e tërheqjes së veturës si një kusht pa të cilin automobili nuk mund të shitet në treg.
Përmendet kthetra ose “syri”, të cilat duhet të mundësojnë lidhjen me një litar ose shkop të tërheqjes.
Në tregje të tjera, si SHBA-ja, ky kusht nuk ekziston, por shumë prodhues ende kanë kapak në automjetet e tyre.
Kushti i BE-së parashihet në rregulloren 1005/2010, ku numri i fundit tregon vitin kur kjo rregullore hyri në fuqi.
Sipas saj, mbajtësi i automjetit duhet të përballojë të paktën gjysmën e peshës maksimale teknike të lejuar të automjetit.