Pronari i Bugatti Veyron pretendon se një problem për të cilin iu kërkuan rreth 15 mijë euro, e rregulloi për vetëm 1 euro

Auto

Pronari i Bugatti Veyron pretendon se një problem për të cilin iu kërkuan rreth 15 mijë euro, e rregulloi për vetëm 1 euro

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 15:41
Foto ilustrim

Të kesh një Bugatti Veyron nuk është vetëm një shenjë luksi, por edhe një sfidë e madhe financiare për mirëmbajtjen.

Carl Hartley, pronar dhe drejtues i Tom Hartley Cars në Britaninë e Madhe, ka zbuluar se kostoja vjetore e mirëmbajtjes së këtij hipermakine arrin deri në 120,000 euro, me shërbimet që kushtojnë mesatarisht 35,000 euro.

Por Hartley rrëfeu për një incident ku për një ndërprerës të vogël për rregullimin e pasqyrave anësore në Veyron-in e tij iu kërkua një çmim i papërballueshëm prej rreth 15 mijë euro.

Kjo pasi riparimi përfshinte ndërrimin e të gjithë panelit të derës dhe mekanizmit të pasqyrës.

Megjithatë, me ndihmën e një miku me eksperiencë në mekanikën e Formula 1, problemi u zgjidh me zëvendësimin e një pjesë shumë të vogël që përdoret edhe në modelet më të thjeshta të Volkswagen-it, me një kosto prej vetëm 1 euro.

Hartley këshillon pronarët e Bugatti-t të kërkojnë qendra riparimi të pavarura dhe të besueshme, për të shmangur çmimet marramendëse të servisave zyrtarë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat