Çekia do të jetë e para në BE që do të lejojë shpejtësinë deri në 150 km/orë në autostrada

Auto

Çekia do të jetë e para në BE që do të lejojë shpejtësinë deri në 150 km/orë në autostrada

Më: 23 gusht 2025 Në ora: 17:43
Foto ilustrim

Çekia do të bëhet vendi i parë në Bashkimin Evropian që do t’u lejojë shoferëve të ngasin me 150 km/orë në një autostradë, një veprim që ka shkaktuar entuziazëm dhe debat në të gjithë rajonin.

Kështu, siç raportojnë mediat e huaja, nga fundi i shtatorit, shoferët do të jenë në gjendje të testojnë limitin më të lartë në një seksion të ri të autostradës D3 midis Tábor dhe České Budějovice.

Drejtoria e Rrugëve dhe Autostradave (ŘSD) ka filluar tashmë instalimin e 42 tabelave elektronike që do të rregullojnë limitin në varësi të kushteve të rrugës dhe të motit.

Maksimumi aktual prej 130 km/orë do të mbetet i paracaktuar.

Kufiri prej 150 km/orë do të zbatohet vetëm në kushte të favorshme – mot i kthjellët, rrugë të thata, trafik i qetë dhe pa ndërtime në vazhdim.

“Kushtet duhet të jenë absolutisht ideale. Nuk duhet të ketë radhë, sipërfaqe të rrëshqitshme dhe dukshmëri të reduktuar”, tha Jan Rýdl, zëdhënës i ŘSD.

Sistemi do të menaxhohet në mënyrë qendrore nga Qendra Kombëtare e Informacionit të Transportit, e cila do të vendosë se kur mund të aktivizohet në mënyrë të sigurt shpejtësia më e lartë.

Tabela të ndryshueshme trafiku, të furnizuara nga konsorciumi Mobility and Intelligence dhe Známy Morava, tashmë janë duke u vendosur. Gjatë instalimit të tyre, trafiku në D3 është kufizuar në një korsi për rreth shtatë kilometra.

Testi mbulon afërsisht 50 kilometra dhe nëse do të jetë i suksesshëm, kufiri më i lartë mund të zgjerohet më vonë në rrugë të tjera kryesore, të tilla si D1 nga Přerov në Ostrava ose D11 drejt Hradec Králové.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Më të lexuarat
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat