Jaguar Land Rover nuk mund të fillojë prodhimin pas sulmit kibernetik

Auto

Jaguar Land Rover nuk mund të fillojë prodhimin pas sulmit kibernetik

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 08:15
Foto ilustrim

Jaguar Land Rover po zgjat mbylljen e fabrikave deri më 1 tetor pas një sulmi kibernetik që ka paralizuar operacionet dhe ka shkaktuar probleme për furnizuesit.

"Kemi marrë këtë vendim për të qartësuar situatën për javën e ardhshme ndërsa punojmë për të përcaktuar një afat kohor për rifillimin gradual të operacioneve dhe vazhdojmë hetimet," njoftoi JLR më 23 shtator.

Fabrikat e JLR në Britani prodhojnë rreth 1000 automjete në ditë, dhe prodhuesi raportohet se po humbet dhjetëra miliona paund.

Shumë prej 33 mijë punonjësve janë udhëzuar të qëndrojnë në shtëpi. Po rritet shqetësimi për ndikimin që kjo ndërprerje e punës do të ketë në zinxhirin britanik të furnizimit të JLR, i cili përfshin shumë kompani të vogla dhe mbështet 104 mijë vende pune në mbarë vendin.

Sulmi ka detyruar JLR të mbyllë fabrikat e veturave në Halewood dhe Solihull (Britani), fabrikën e motorëve në Wolverhampton, fabrikën e pjesëve në Castle Bromwich, si dhe kapacitetet prodhuese në Sllovaki, Kinë dhe Indi.

Sipas gazetës The Times në Londër, disa furnizues të JLR presin që ky ndërprerje të zgjasë edhe pas Krishtlindjeve. /

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat