Kinezët do të blejnë Lotus - Bota Sot
Kinezët do të blejnë Lotus

Auto

Kinezët do të blejnë Lotus

Më: 24 maj 2017 Në ora: 18:29
Lotus

Kompania kineze Geely, e cila në pronësi të vet ka edhe prodhuesit tjerë të automobilave Volvo dhe London Taxi Company, do të blejë 51 për qind të aksioneve të Lotus.

Zhejiang Geely Holding, siç quhet emri i plotë i kompanisë kineze, ka arritur marrëveshje me pronarin e Proton, që përveç 51% të pronësisë mbi Lotus, të blejë edhe 49,9% të aksioneve të DRB-Hicom në Proton. Pritet që marrëveshja për marrjen e Lotus të finalizohet në korrik.

Ndryshe, Geely është pronar edhe i brendit të veturave Lynk and Co, i cili me ndihmën e teknologjisë do të zhvillojë dhe plasojë modelet kineze në tregun e SHBA-ve dhe Evropë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat