Forcat afgane shpëtojnë disa pengje, talibanët rrëmbejnë punonjës qeveritarë

Azia

Forcat afgane shpëtojnë disa pengje, talibanët rrëmbejnë punonjës qeveritarë

Më: 5 janar 2019 Në ora: 19:19
Afganistan

Forcat speciale të sigurisë në Afganistan kanë shpëtuar 12 persona, të cilët po mbaheshin në një burg të talibanëve në jug të vendit. Ndërkaq, militantët kanë arritur që të rrëmbejnë 15 punonjës qeveritarë në perëndim të Afganistanit, njoftuan zyrtarët.

Drejtoria Kombëtare e Sigurisë, agjencia kryesore e inteligjencës afgane, ka njoftuar përmes një njoftimi se forcat speciale kanë hyrë në një burg të talibanëve në qarkun Nahr-e Saraj, në provincën Helmand, dhe kanë arritur të shpëtojnë 12 persona që po mbaheshin peng.

Kjo agjenci nuk ka dhënë më shumë detaje mbi operacionin në Helmand.

Ky njoftim vjen në ditën e njëjtë kur zyrtarët në provincën perëndimore Farah njoftuan se militantët talibanë kanë rrëmbyer një grup punonjësish qeveritarë.

Anëtarët e këshillit provincial, Khair Mohammad Norzai dhe Dadullah Qaneh i thanë agjencisë së lajmeve, Dpa, se punëtorët po hynin në zyret e tyre në kryeqytetin e kësaj province, në momentin kur janë rrëmbyer.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat