Talibanët dhe delegacioni afgan do të vazhdojnë bisedimet e paqës - Bota Sot
Talibanët dhe delegacioni afgan do të vazhdojnë bisedimet e paqës

Azia

Talibanët dhe delegacioni afgan do të vazhdojnë bisedimet e paqës

Më: 7 shkurt 2019 Në ora: 09:25
Ilustrim

Përfaqësuesit e talibanëve dhe delegacioni afgan i kryesuar nga ish-presidenti Hamid Karzai thanë se do të vazhdojnë bisedimet e paqës.

Rreth 40 politikanë afgan, pa përfaqësuesit e qeverisë, u takuan me talibanët në Moskë për negociata të cilat synojnë të arrijnë paqes në Afganistan.

Të dyja delegacionet u pajtuan të vazhdojnë bisedimet në Katar përderisa ish-presidenti Karzai tha se diskutimet kanë qenë “të kënaqshme”.

Megjithatë, takimi u kritikua nga presidenti afgan, Ashraf Ghani i cili tha se “bisedimet janë mbajtur nga individë të pavarur”.

Takimi i Moskës erdhi pasi bisedimet më të gjera të paqes që përfshijnë zyrën politike të talibanëve në kryeqytetin e Katarit, Doha, duket se po fitojnë një momentum të ri, pavarësisht refuzimit të vazhdueshëm të talibanëve për t'u takuar drejtpërdrejt me përfaqësuesit e qeverisë afgane.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...