Trageti përplaset me balenën

Azia

Trageti përplaset me balenën

Më: 9 mars 2019 Në ora: 23:28
Pamje nga vendi i ngjarjes

Më shumë se 80 pasagjerë pësuan lëndime pasi trageti me të cilin udhëtonin goditi një balenë në dukje. Ngjarja ka ndodhur në Detin e Japonisë. Nga goditja, trageti ka pësuar një çarje 15 centimetra.

Për shkak të përplasjes, pasagjerët pësuan lëndime. Roja Bregdetare tha se 13 prej pasagjerëve kishin pësuar dëmtime të rënda, megjithëse jo në rrezik për jetën.

Një ekspert detar sugjeroi se duke analizuar shkallën e dëmtimit të tragetit, mjeti lundrues u përplas me një balenë. Kompania e udhëtimit u kërkoi falje pasagjerëve për shqetësimin e krijuar. Në bordin e tragetit ndodheshin 121 pasagjerë. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat