Si është të votosh në Korenë Veriore

Azia

Si është të votosh në Korenë Veriore

Më: 10 mars 2019 Në ora: 11:32
Foto ilustrim

Banorët e Koresë Veriore do të votojnë për t’i zgjedhur deputetët e parlamentit. Ky është votimi i dytë që nga ardhja në pushtet e diktatorit Kim Jongut. Sidoqoftë, zgjedhjet në këtë shtet zhvillohen “pak” më ndryshe se në shtetet tjera.

Votimi për Asamblenë Supreme Popullore është i obligueshëm për të gjithë dhe votuesit nuk kanë mundësi të përzgjedhjes së kandidatëve. Çdo shprehje e kundërshtimit është gjë shumë e rrallë dhe nuk raportohet.

Pjesëmarrja në zgjedhje është gjithmonë gati 100 për qind dhe miratimi i aleancës qeverisëse bëhet unanimisht.

Koreja Veriore është një shtet i izoluar, i cili gjithnjë qeveriset nga dinastia e familjes Kim. Qytetarët e këtij shteti janë të detyruar të shfaqin devotshmëri ndaj kësaj familjeje dhe udhëheqësit aktual.

Në ditën e zgjedhjeve, të gjithë banorët që janë më të vjetër se 17 vjeç janë të obliguar të marrin pjesë në zgjedhje. “Në shenjë besnikërie ndaj pushtetit, duhet të zgjoheni herët dhe ka gjasa që do të prisni në radhë të gjatë”, thotë analisti Fyodor Tertitsky.

Në fletën e votimit ndodhet vetëm një emër, në të nuk ka katrorë dhe votuesit nuk duhet të shkruajnë asgjë. Ata vetëm duhet ta vendosin fletën në kuti.

Njerëzit që refuzojnë ta votojnë kandidatin e vetëm vihen nën vëzhgim të policisë sekrete dhe ka shumë gjasa që të shpallen të çmendur, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat