Siri, gjendet një varr masiv me 300 trupa në Raqqa - Bota Sot
Siri, gjendet një varr masiv me 300 trupa në Raqqa

Azia

Siri, gjendet një varr masiv me 300 trupa në Raqqa

Më: 15 mars 2019 Në ora: 21:41
Raqqa

Një varr masiv me eshtrat e 300 njerëzve është zbuluar në orët e fundit në Raqqa, në veri të Sirisë, një vend që për tre vjet, nga 2014 në 2017, është kontrolluar nga Isis.

Lajmin e bëjnë të ditur burime të mbrojtjes civile lokale, së bashku me Observatorin Kombëtar për të drejtat e njeriut në Siri.

Prej muajsh organizmat lokalë filluar të hetonin për të gjetur varre masive në Raqqa, mes Alepo dhe kufirit irakian. Në javët e kaluara janë gjetur të tjera varre me eshtrat e mijëra viktimave.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...