IS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan

Azia

IS-i merr përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan

Më: 18 mars 2019 Në ora: 08:05
Foto ilustrim

Një grup i afërt me grupin militant Shteti Islamik ka marrë përgjegjësinë për vrasjen e një gazetari afgan në provincën Kost.

Grupi nuk ka pse ka pasur për cak gazetarin Sultan Mahmoud Khirkwa, 60-vjeçar, i cili u qëllua në kokë nga një person i armatosur në kryeqytetin e provincës Kost.

Khirkhwa punonte për televizionin privat, Zeman. Personi që e ka sulmuar gazetarin, raportohet se është vrarë.

Khirkhwa është gazetari i katërt i vrarë në Afganistan, vetëm gjatë këtij viti.

Një javë më parë, gazetari tjetër televiziv, Nisar Ahmad Ahmadi u vra nga shpërthimi i një makine-bombë në provincën Helad.

Grupi rajonal, i quajtur Komiteti për Sigurinë e Gazetarëve, lëshoi një apel më 16 mars, ku i bëhej thirrje Qeverisë që të bëjë më shumë për të mbrojtur gazetarët me Afganistanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat