ISIS-it i vjen fundi, dalin pamjet e terroristëve të dorëzuar

Azia

ISIS-it i vjen fundi, dalin pamjet e terroristëve të dorëzuar

Më: 23 mars 2019 Në ora: 10:31
Pamje e shkeputur nga video

Forcat Demokratike Siriane, të cilat mbështeten nga trupat ushtarake të Shteteve të Bashkuara, kanë thënë se kalifati i Shtetit Islamik ka marrë fund pasi militantët e këtij grupi u mposhtën plotësisht në fshatin e fundit që kontrollohej nga ta.

Luftëtarët e Forcave Demokratike Siriane i kanë ngritur flamujt e fitores në Baghuz, i cili ishte fshati i fundit që kontrollohej nga ISIS-i.

Dikur ky grup e kontrollonte një territor prej 88 mijë kilometrash katrorë qq shtrihej në Siri dhe irak. Sidoqoftë, pavarësisht humbjes së territorit, ISIS-i ende po vlerësohet si kërcënim serioz për sigurinë botërore.

Shteti Islamik ka pjesëtarë në rajonin e Lindjes së Mesme dhe në disa shtete tjera, përfshirë Nigerinë, Jemenin, Afganistanin dhe Filipinet.

Mijëra gra dhe fëmijë, në mesin e të cilëve ka edhe të huaj, janë larguar nga zona e luftimeve për t’u vendosur në kampet e kontrolluara nga Forcat Demokratike Siriane, shkruan “BBC”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat