Militantët talibanë vrasin 20 ushtarë afganë - Bota Sot
Militantët talibanë vrasin 20 ushtarë afganë

Azia

Militantët talibanë vrasin 20 ushtarë afganë

Më: 10 prill 2019 Në ora: 09:48
Afganistan

Militantët talibanë kanë sulmuar një pikë kontrolli të ushtrisë afgane në kufi me Afganistanin duke lënë të vrarë 20 ushtarë.

Nga sulmi mbetën të plagosur 8 pjesëtarë të ushtrisë afgane. Zëdhënësi i talibanëve Qari Yusouf Ahmadi, mori përgjegjësinë për sulmin në emër të grupit.

Sulmet e talibanëve ndaj forcave afgane janë shpeshtuar përderisa bisedimet e paqës mes përfaqësuesit të SHBA-së, Zalmay Khalilzad dhe talibanëve po vazhdojnë.

Qeveria afgane nuk merr pjesë në këto bisedime pasi talibanët refuzojnë të negociojnë me përfaqësues të saj.

Talibanët kontrollojnë pothuajse gjysmën e Afganistanit.

Ditë më parë, në një intervistë për Radion Evropa e Lirë, Zalmay Khalilzad, tha se ekziston “mundësia dhe gatishmëria për paqe”. Ai shpreson se viti 2019 do të jetë “vit i paqes” për Afganistanin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...