Dy persona vdesin nga zjarri në një qendër tregtare në Bankok - Bota Sot
Dy persona vdesin nga zjarri në një qendër tregtare në Bankok

Azia

Dy persona vdesin nga zjarri në një qendër tregtare në Bankok

Më: 10 prill 2019 Në ora: 23:24
Ilustrim

Të paktën dy persona kanë vdekur të mërkurën pasi një zjarr ka përfshirë një qendër tregtare në Bankok.

Zjarri, që tani është nën kontroll, është raportuar të ketë filluar në orët e pasdites.

Të paktën një prej personave që janë hedhur nga ndërtesa ka vdekur, kanë raportuar mediat lokale dhe dëshimitarët.

Pamjet në rrjetet sociale kanë treguar qindra tajlandezë duke u larguar nga kjo qendër.

Në disa pamje tjera janë parë ekipet e shpëtimit duke arritur me vështirësi në këtë ndërtesë për shkak të trafikut.

Të paktën 17 persona po ashtu janë plagosur sipas zyrtarëve të emergjencës.

Ende nuk është konfirmuar shkaku i nisjes së zjarrit.

Guvernatori i Bankokut, Aswin Kwanmuang, ka thënë të mërkurën në një konferencë për media se do të nisen hetime për këtë rast.

Kjo qendër tregtare është thënë se është ndërtesa e 11-të më e madhe e këtij lloji në botë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...