Koreja e Jugut duhet t’i japë fund abortit brenda vitit 2020

Azia

Koreja e Jugut duhet t’i japë fund abortit brenda vitit 2020

Më: 11 prill 2019 Në ora: 23:59
Kore e Jugut

Ndalimi i aborteve nga ana e qeverisë së Koresë së Jugut është cilësuar si antikushtetues, në atë që konsiderohet si vendim historik i gjykatave. Kushtetuesja e vendit aziatik vendosi që ligji të rishikohet deri në fund të vitit 2020.

Sipas ndalimit që daton prej vitit 1953, gratë që abortojnë gjobiten deri në burgosje, me përjashtim të rasteve të përdhunimit, inçestit apo rrezikut për jetën e tyre. Edhe doktorët që asistojnë në procedura aborti rrezikojnë të përballen me burgim.

Koreja e Jugut është një nga të paktat vende të zhvilluara që e konsideron abortin një vepër kriminale. Të mërkurën, një sondazh i publikut rezultoi me 58 për qind të të anketuarve që favorizonin heqjen e ndalimit të abortit.

Ligji është rishikuar më herët, pas një sfide ligjore nga një mjeke femër, e cila ishte ndjekur penalisht se kishte kryer rreth 70 aborte. Ajo pretendonte se ndalimi vinte në rrezik femrat, e madje kufizonte edhe të drejtat e tyre.

Shtysa kryesore për ndryshim vjen një lëvizje në lulëzim që lufton për të drejtat e grave në Korenë e Jugut. Sipas tyre, ndalimi i aborteve është pjesë e një paragjykimi më të gjerë kundër femrave në vendin aziatik.

Megjithatë, Koreja e Jugut ka një numër të madh popullsie evangjeliste, disa prej të cilëve duan që aborti të mbetet i paligjshëm, pasi në këtë mënyrë detyron femrat ta mendojnë seriozisht vendimmarrjen mbi këtë çështje.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat