Masakra e Sri Lankës, qeveria kishte informacion mbi sulmet

Azia

Masakra e Sri Lankës, qeveria kishte informacion mbi sulmet

Më: 22 prill 2019 Në ora: 10:31
Foto

Kryeministri i Sri Lanka ka kërkuar një hetim për dështimet e inteligjencës përpara shpërthimeve të Pashkëve që vranë më shumë se 200 njerëz. Ranil Wickremsinghe pranoi se qeveria e tij kishte marrë informacion paraprak të sulmit, por që ministrave nuk Iu ishte thënë.

“Nuk kishte pasur një përgjigje adekuate-, tha ai, -dhe një hetim ishte i nevojshëm për të gjetur se si u përdor informacioni”. Ai tha gjithashtu se qeveria duhet të shikojë lidhjet e terroristeve lokalë me një grup ndërkombëtarësh.

AFP raportoi se kishte parë dokumente që tregonin se policia lëshuar një njoftim të inteligjencës tek zyrtarët e lartë 10 ditë më parë, duke paralajmëruar se bombarduesit vetëvrasës kishin planifikuar të goditnin “kishat e shquara”. Shefat përmendën një shërbim të huaj të inteligjencës duke raportuar se një grup islamik pak i njohur po planifikonte sulme.

Po një zëdhënës i policisë së Sri Lankës tha se nuk ishte në dijeni të raportit të inteligjencës. Grupet e krishtere lokale kanë thënë se po përballen me kërcënime në rritje nga disa murgj të ekstremistëve budistë gjatë viteve të fundit. Vitin e kaluar, pati përleshje mes shumicës së komunitetit budist sinhalez dhe myslimanëve të pakicës, me disa grupe budiste që akuzonin myslimanët se po i detyronin  njerëzit të ktheheshin në myslimanë.

Tre kisha dhe tre hotele u goditën nga shpërthime të organizuara, të dielën e pashkëve katolike. Deri tani autoritetet raportojnë për 207 të vdekur dhe mbi 400 të tjerë të plagosur, që po marrin ndihmën mjekësore në spitalet lokale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat