Presidenti i Shri Lankës thotë se nuk ka qenë i informuar me paralajmërimet e sulmeve - Bota Sot
Presidenti i Shri Lankës thotë se nuk ka qenë i informuar me paralajmërimet e sulmeve

Azia

Presidenti i Shri Lankës thotë se nuk ka qenë i informuar me paralajmërimet e sulmeve

Më: 24 prill 2019 Në ora: 08:53
Pamje nga sulmi në Shri Lankë

Presidenti i Shri Lankës u zotua se do të rishikojë sektorin e sigurisë kombëtare pas disa sulmeve me bomba që lanë të vdekur 359 persona dhe plagosën rreth 500 të tjerë.

Presidenti, Maithripala Sirisena tha se ai nuk ka qenë i informuar për paralajmërimet e sulmeve dhe se për këtë do të ndërmarrë veprime të ashpra.

Në një fjalim në televizion, presidenti Sirisena tha se në javët e ardhshme do të ristrukturojë plotësisht policinë dhe forcat e sigurisë.

"Do të ndërmarrë masa të ashpra ndaj zyrtarëve të sigurisë që posedonin raportin e inteligjencës nga një vend i huaj dhe nuk e ndanë me mua", tha ai.

Kryeministri i Shri Lankës, Ranil Wickremesinghe tha se grupi militant Shteti Islamik (IS) mund të jetë i lidhur me sulmet.

Shteti Islamik e mori përgjegjësinë për sulmin mirëpo nuk paraqiti prova të përfshirjes së drejtëpërdrejtë.

Autoritetet thanë se po shikojnë në mundësinë e lidhjes së të rinjëve mysliman të vendit me grupin xhihadist botëror.

Qeveria bëri përgjegjës për sulmet grupin lokal islamik që njihet si “National Thowheed Jamath”.

Të dielen, tri kisha në Negombo, Baticaloa dhe Kolombo ishin në shënjestër të sulmeve, ashtu si edhe hotelet Shangri-La, Kingsbury dhe Cinnamon Grand në kryeqytetin Kolombo.

Në tërë vendin po vazhdojnë ceremonitë e varrimit të personave që humbën jetën nga sulmet.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...