Bombardimet në Sri Lanka, gjenden disa trupa në Sainthamaruthu

Azia

Bombardimet në Sri Lanka, gjenden disa trupa në Sainthamaruthu

Më: 27 prill 2019 Në ora: 08:51
Sri Lanka

Trupat e 15 personave janë gjetur pas një përplasjeje të ashpër me armë midis forcave të policisë së Sri Lankës dhe militantëve të dyshuar islamikë në lindje të vendit.

Përleshjet ndodhën në Sainthamaruthu, në jug të qytetit bregdetar të Batticaloa. Nuk është larg nga qyteti ku ndodhën sulmet të dielën e Pashkëve, 21 prill.

Forcat e sigurisë kanë kryer bastisje në të gjithë vendin pas shpërthimeve.

Ndërkohë, Kisha Katolike në Sri Lanka ka anuluar të gjitha meshat e së dielës deri në njoftimin e mëtejshëm pas shpërthimeve të së dielës së Pashkëve ku humbën jetën më shumë se 200 persona.

Kryepeshkopi i Colombo Malcolm Ranjith tha se kishte parë një dokument sigurie ku paralajmërohej se do kishte sulme të tjera. 

Ai gjithashtu tha se ishte ndjerë "i tradhtuar" pasi doli se qeveria kishte dështuar të lajmëronte për bombardimet.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat