Kina po zhvillon disa armë të avancuara, të cilat mund të ndihmojnë në pozicionimin e kombit kinez si forca më e fuqishme ushtarake në botë.
Një nga këto armë është një lazer portativ, që mund të djeg një objektiv që është afërsisht një kilometër larg, transmeton lajmi.net.
Pajisja quhet pushkë ZKZM-500 dhe ndërkohë që klasifikohet si “jo-vdekjeprurëse”, ajo mund të vë në zjarr mishin e njeriut.
Arma gjuan një rreze që nuk mund të zbulohet me sy të lirë, por ka aftësinë të depërtojë edhe nëpër dritare.
Pajisjet e reja lazer nuk konsiderohen vdekjeprurëse, sepse ato nuk mund të vrasin një person me një të shtënë, por nëse rrezja është e fokusuar në një person për një periudhë të gjatë gjatë, ai do të krijojë një vrimë në trupin e shënjestrës.
Qeveria kineze deklaroi se ata kanë ndërmend të përdorin këto pajisje për kontrollin e turmave gjatë protestave.