Sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan - Bota Sot
Sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan

Azia

Sulm vetëvrasës në një dasmë në Afganistan

Më: 12 korrik 2019 Në ora: 13:15
Afganistan

Zyrtarët afganë thanë se së paku gjashtë njerëz u vranë kur një sulmues vetëvrasës hodhi veten në erë në një dasmë në lindje të Afganistanit.

Attaullah Khogyani, zëdhënës i guvernatorit të provincës Nangarhar, tha se sulmuesi, djalë i ri, i shpërtheu eksplozivët brenda shtëpisë së komandantit të një policie pro-qeveritare, në qarkun Paçeragam.

Komandanti në shënjestër është Malek Tor, i cili udhëheq një grup që lufton kundër talibanëve dhe grupit ekstremist Shteti Islamik.

Autoritetet thanë se së paku 40 njerëz u plagosën dhe u dërguan në spital.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Provinca Nangarhar është bastion i militantëve të Shtetit Islamik, të cilët janë aktivë në kufirin lindor të Afganistanit me Pakistanin.

Grupi ka kryer disa sulme ndaj zyrave qeveritare, shkollave dhe organizatave të ndihmës gjatë viteve të fundit në Nangarhar.

Ushtria amerikane vlerëson se ka rreth 2,000 militantë të Shtetit Islamik në Afganistan.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...