Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Azia

Një tërmet i fuqishëm godet Indonezinë

Më: 14 korrik 2019 Në ora: 14:04
Foto ilustrim

Një tërmet 7,3 ballësh ka goditur qytetin Terante, që gjendet në juglindje të Indonezisë, njoftoi Shërbimi Gjeologjik i Shteteve të Bashkuara.

Tërmeti ishte në thellësi prej 10 kilometrash, me epiqendër prej 168 kilometrash në juglindje të qytetit Ternate, tha ky shërbim, transmeton Reuters.

Agjencia meteorologjike e Indonezisë tha se deri më tani nuk ka alarm se nga ky tërmet mund të shkaktohet cunami. Pas tërmetit të parë, rreth 30 minuta më vonë, kjo agjenci njoftoi se ka pasur një tërmet tjetër 5,8 shkallësh të Rihterit.

Ende nuk ka raportime për dëme apo viktima nga tërmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat