Së paku 11 civilë të vrarë nga një sulm në Afganistan - Bota Sot
Së paku 11 civilë të vrarë nga një sulm në Afganistan

Azia

Së paku 11 civilë të vrarë nga një sulm në Afganistan

Më: 15 korrik 2019 Në ora: 17:43
Afganistan - foto arkivi

Së paku 11 vetë, përfshirë gra dhe fëmijë, u vranë, nga shpërthimi i bombës në anë të rrugës, në provincën Kandahar të Afganistanit.

Shpërthimi ndodhi në qarkun Khakrez, tha Ahmad Sadeq Essa, zëdhënës i ushtrisë në Kandahar.

Sipas tij, së paku 35 njerëz po ashtu u plagosën dhe u transferuan në një spital pranë.

Yousof Younosi, anëtar i këshillit të provincës, tha se viktimat kanë qenë anëtarë të së njëjtës familje që shkonin drejt një vendi të shenjtë.

Përgjegjësinë për sulmin nuk e mori ende asnjë grup.

Por, Younosi fajësoi militantët talibanë, që shpesh përdorin bombat e vëna në anë të rrugës për të sulmuar forcat afgane të sigurisë dhe të tjerë.

Sipas misionit të Kombeve të Bashkuara në Afganistan, shpërthimet e tilla kanë vrarë 53 civilë dhe kanë plagosur 269 të tjerë në tre muajt e parë të këtij viti.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...