Pakistani arreston të dyshuarin për terrorizëm të kërkuar nga SHBA në sulmet e Mumbai

Azia

Pakistani arreston të dyshuarin për terrorizëm të kërkuar nga SHBA në sulmet e Mumbai

Më: 17 korrik 2019 Në ora: 17:46
Hafiz Saeed

Pakistani arrestoi të mërkurën një klerik radikal dhe të dyshuarin terrorist të kërkuar nga SHBA, të përfshirë në sulmet e Mumbait në 2008, thanë zyrtarët, vetëm disa ditë përpara udhëtimit të Kryeministrit Imran Khan në Uashington, raporton AP.

Hafiz Saeed u arrestua në provincën Punjab derisa po udhëtonte nga qyteti lindor Lahore në qytetin Gujranwala, sipas zyrtarit të antiterrorizmit Mohammad Shafiq.

Saeed themeloi grupin Lashkar-e-Taiba, i cili u fajësua për sulmet e Mumbai që vranë 166 njerëz. Organizatat e tij bamirëse, Jamaat-ud-Dawa dhe Falah-e-Insaniat, janë fronte të dyshuara për Lashkar-e-Taibën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat