Zjarri në studion e animacionit në Japoni, 33 të vdekur

Azia

Zjarri në studion e animacionit në Japoni, 33 të vdekur

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 17:12
Japoni

Ka shkuar në 33 numri i të vdekurve pasi një person vuri zjarr në një studio animacioni në Kyoto në Japoni, thanë zyrtarët.

Policia e Kyotos tha se një person derdhi një lëng që u duk sikur benzinë përreth studios së animacionit dhe i vuri zjarrin.

I dyshuari, i përshkruar nga policia si një 40 vjeçar është marrë në paraburgim dhe është dërguar në spital pas lëndimeve që edhe ai kishte marrë.

Policia tha se ende ka persona të tjerë që janë të lënduar dhe po trajtohen në spital.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat