Zbulohet një xhami e lashtë në Izrael - Bota Sot
Zbulohet një xhami e lashtë në Izrael

Azia

Zbulohet një xhami e lashtë në Izrael

Më: 18 korrik 2019 Në ora: 18:53
Xhami e lashtë në Izrael

Arkeologët zbuluan në Izrael mbetjet e një prej xhamive më të vjetra rurale në botë, e ndërtuar në një kohë kur Islami arriti në Tokën e Shenjtë.

Xhamia, e cila është zbuluar në prag të ndërtimit të ri në qytetin beduin Rahat në shkretëtirën Negev, ishte ndërtuar në shekullin 7 apo 8, raporton Reuters.

“Ekzistojnë xhami të mëdha për të cilat dihen se ekzistojnë nga ajo periudhë në Jerusalem dhe Mekë, por rrallë gjendet një tempull i lashtë islam, i cili ka të ngjarë të bëjë pjesë në një bashkësi të fermerëve lokalë”, tha Gedeoni Avni nga Autoriteti për Antikitete.

"Kjo është një nga xhamitë më të vjetra të njohura që nga ardhja e Islamit në Izrael, pas pushtimit arab në vitin 636," tha Avni.

“Zbulimi i xhamisë antike është një kontribut i rëndësishëm në studimin e historisë gjatë kësaj periudhe të trazuar”, shtoi ai.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...