India planifikon kampe për imigrantët, myslimanët po frikësohen nga to - Bota Sot
India planifikon kampe për imigrantët, myslimanët po frikësohen nga to

Azia

India planifikon kampe për imigrantët, myslimanët po frikësohen nga to

Më: 18 gusht 2019 Në ora: 15:59
Foto ilustrim

Më shumë se katër milionë njerëz në Indi, shumica prej tyre myslimanë, janë në rrezik që të shpallen imigrantë të huaj pasi qeveria indiane ka vendosur ta çojë përpara agjendën nacionaliste hinduse, e cila e ka vënë në sprovë traditën pluraliste të këtij vendi.

Ndjekja e imigrantëve nga shteti po vihet në pah në Assam, një rajon i varfër malor pranë kufirit me Birmaninë dhe Bangladeshin. Shumë njerëz, të cilëve u është vënë në pikëpyetje shtetësia, janë të lindur në Indi dhe më parë i kanë gëzuar të gjitha të drejtat e shtetësisë, siç është e drejta e votimit.

Autoritetet shtetërore janë duke i zgjeruar me shpejtësi gjykatat për të huajt dhe po planifikojnë të ndërtojnë kampe të reja të ndalimit. Qindra njerëz janë arrestuar për shkak të dyshimeve se janë imigrantë të huaj, përfshirë një veteran mysliman të ushtrisë indiane.

Aktivistët lokalë dhe avokatët po thonë se dhimbja e mbetjes jashtë listave preliminare të personave me shtetësi indiane dhe frika nga burgu i ka shtyrë dhjetëra njerëz që të bëjnë vetëvrasje.

Sidoqoftë, partia në pushtet e kryeministrit Narendra Modi nuk e ka ndërmend të tërhiqet nga planet e veta. Ato janë të bazuara në programin nacionalist, me të cilin qytetarët do të detyrohen të sjellin prova që janë qytetarë në pjesë të tjera të Indisë, shkruan “Neë York Times”.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...