Ministri i Jashtëm i Iranit, Mohammad Javad Zarif, ka thënë se vendi i tij nuk është i interesuar që të zhvillojë bisedime me SHBA-në.
Sipas tij çfarëdo ndërmjetësimi duhet të ketë fokusin në kthimin e Uashingtonit në marrëveshjen bërthamore të vitit 2015 nga e cila u larguan vitin e kaluar, shkruan Euronews.
Zarif këtë deklaratë e ka bërë nga Finlanda pas takimit me homologun finlandez Pekka Haavisto, që tha se Evropa është duke bërë më të mirën për ta shpëtuar marrëveshjen.