Gjykata izraelite u ndalon garën dy kandidatëve "racistë" - Bota Sot
Gjykata izraelite u ndalon garën dy kandidatëve "racistë"

Azia

Gjykata izraelite u ndalon garën dy kandidatëve "racistë"

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 11:27
Foto ilustrim

Gjykata Supreme në Izrael u ka ndaluar dy anëtarëve të partisë së ekstremit të djathtë, Fuqia Hebreje, që disa e konsiderojnë raciste, pjesëmarrjen në zgjedhjet e përgjithshme që organizohen më 17 shtator.

Gjykata ka urdhëruar që kandidatët, Benzi Gopstein dhe Baruch Marzel, nga Partia e Fuqisë Hebreje, nuk mund të garojnë, duke cituar ligjin që ndalon “nxitjen e racizmit” nga ana e garuesve.

Anëtarët e kësaj partie janë përcjellës të rabinit racist, Meir Kahane, lëvizja e të cilit ka kërkuar largimin e arabëve nga Izraeli.

Gjykata ka kundërshtuar peticionin për të ndaluar garën e tërë partisë, Fuqia Hebreje, dhe ka mbështetur kandidaturën e Itamar Ben-Gvir, që drejton listën zgjedhore.

Partia, Fuqia Hebreje përkrah idenë e largimit të “armiqve të Izraelit nga toka jonë”, një referencë për palestinezët dhe arabët që kryjnë sulme në këtë zonë.

Ajo po ashtu i bën thirrje Izraelit për të ankesuar Bregun Perëndimor, ku jetojnë më shumë se 2.5 milionë palestinezë.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...