Mashtrojnë shtetin, ndalohet shitja e tri modeleve të njohura të veturave

Azia

Mashtrojnë shtetin, ndalohet shitja e tri modeleve të njohura të veturave

Më: 26 gusht 2019 Në ora: 13:16
Foto ilustrim

Skandali i fundit lidhur me emetimet e rreme të gazrave të dëmshme vjen nga Koreja Jugore.

Gjiganti ekonomik aziatike ka ndaluar shitjen e tetë modeleve nga grupi  Volkswagen dhe i ka dënuar me gjithsej 9,8 milionë dollarë.

Veturat që nuk do të mund të blihen më janë Audi A6 40 TDI, dy modele të Audi A6 60 TDI, dy modele Audi A7 50 TDI, VW Touareg V6 3.0 TDi, VW Touareg 3.0 TDI 4Motion dhe Porsche Cayenne.

Ministria për Mjedis Jetësor gjatë hetimeve ka gjetur se kompanitë kanë manipuluar me pajisjet për kontrollin e ndotjes në secilin prej modeleve në fjalë.

Audi njoftoi se nuk janë në pyetje modelet e reja, por janë gjithsej të shitura në Korenë Jugore 4.116 A6 TDI, 2.527 A7 TDI dhe 672 VW Touareg.

Secili nga modelet emeton dhjetë herë më shumë gazra të dëmshme se sa është e lejuar.

Grupi VW ka shpenzuar mbi 30 miliardë dollarë për dënime, tërheqje dhe rregullim të automobilave, te të cilët është vendosur softueri ilegal për mashtrim në testet e emetimit të gazrave dhe shumë padi kanë pasuar në gjithë botën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat