Tokio anulon fluturimet në pritje të tajfunit Faksai

Azia

Tokio anulon fluturimet në pritje të tajfunit Faksai

Më: 8 shtator 2019 Në ora: 16:23
Foto

Japonia ka anuluar udhëtimet me tren dhe fluturimet në Tokio, në përgatitje pas paralajmërimeve për goditje nga tajfuni Faksai të dielën.

Erërat e forta deri në 216 km në orë dhe reshjet e mëdha të shiut pritet të përfshijnë këtë rajon gjatë natës, sipas raportimeve të Agjencisë Meteorologjike të Japonisë.

Faksai mund të shkaktojë deri në 300 milimetra shi në 24 orët e ardhshme, thotë agjencia, përcjell rel.

Transmetuesi kombëtar NHK ka paralajmëruar se erërat e forta mund të shkaktojnë dëme të mëdha material si dhe reshjet vërshime dhe rrëshqitje të dheut.

Në përgatitje, Kompania Hekurudhore e Japonisë tha se do të anulojë rreth 50 shërbime të trenit që çojnë nga Tokio në Osaka.

Edhe kompanitë ajrore të Japonisë thanë se kanë anulur një numër fluturimesh nga Tokio në dy aeroportet, duke shtuar se mund të anulohen edhe fluturime të tjera të hënën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat