Hong Kong: 100 ditë të protestave pro-demokratike - Bota Sot
Hong Kong: 100 ditë të protestave pro-demokratike

Azia

Hong Kong: 100 ditë të protestave pro-demokratike

Më: 16 shtator 2019 Në ora: 08:20
Pamje nga protestat e ditës së diel në Hong Kong.

Gjashtëmbëdhjetë shtatori shënon 100 ditë prej kur kanë nisur protestat pro-demokratike në Hong Kong, të cilat janë konsideruar më të rëndat në rajonin gjysmë-autonom kinez, prej kur ky territor i është tranferuar Kinës nga Britania më 1997.

Pas një vikendi me protesta të dhunshme, bizneset dhe linjat e transportit janë hapur sërish, ka raportuar agjencia e lajmeve, Reuters.

Fronti për të Drejta Civile, të cilit i është refuzuar kërkesa për marshe më 15 shtator, ka thënë se planifikon të organizojë dy takime të reja më 28 shtator dhe 1 tetor.

Më 1 tetor shënohet edhe përvjetori i 70-të i Partisë Komuniste të Kinës në pushtet.

Mirëpo më 15 shtator, në ditën e 99-të të revoltës, dhjetëra mijëra persona janë përleshur me autoritetet.

Policia ka përdorur topa uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë protestuesit që kanë lëshuar koktej molotovi jashtë zyrave të qeverisë në qendër të Hong Kongut.

Disa protestues kanë mbajtur flamuj të Shteteve të Bashkuara dhe Britanisë, duke bërë thirrje për reforma demokratike.

Protestat në Hong Kong janë nxitur në muajin qershor kur qeveria ka prezantuar një projektligj që do të mundësonte ekstradimin e të dyshuarve në Kinë.

Qeveria ka tërhequr këtë dokument, mirëpo protestuesit kanë rritur kërkesat e tyre, duke bërë thirrje për zgjedhje të drejtëprdrejta dhe llogaridhënie më të madhe nga policia.

Më shumë se 1,300 persona janë arrestuar prej kur kanë nisur protestat. Hong Kong funksionon sipas organizimit, “një shtet, dy sisteme”.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...