Arrestohet ish-ministri i sportit në Indonezi

Azia

Arrestohet ish-ministri i sportit në Indonezi

Më: 27 shtator 2019 Në ora: 16:59
Imam Nahrawi

Të premten në Indonezi u arrestua ish-ministri i sportit i cili akuzohet për vjedhje të parave publike.

Ish-ministri i Rinisë dhe Sportit Imam Nahrawi përballet me akuza lidhur më një grant të Komitetit Kombëtar të Sportit të cilin ai gjoja e kishte përdorur për vete.

Nëse ai shpallet fajtor, do të dënohet deri më 20 vjet burgim.

Nahrawi dha dorëheqje javën e kaluar pasi Komisioni i Luftimit të Korrupsionit njoftoi se ai dyshohej se kishte përdorur grantin 26.5 miliardë rupiah (1.8 milion dollarë).

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat