Në Hong Kong ndalohet përdorimi i maskave - Bota Sot
Në Hong Kong ndalohet përdorimi i maskave

Azia

Në Hong Kong ndalohet përdorimi i maskave

Më: 4 tetor 2019 Në ora: 18:09
Hong Kong

Duke filluar nga nesër, protestuesit kundër qeverisë në Hong Kong e kanë të ndaluar të dalin në rrugë me maska. Vendimine mori udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, me arsyetimin se në këtë formë i jepet fund dhunës në demonstratat që kanë filluar disa muajmë parë.

Shefja ekzekutive e Hong Kongut, Carrie Lam, njoftoi sot për masën e re që ndalon maskimin, metodë kjo që ajo thotë se do t’i jeptefund dhunës në protestat kundër qeverisë, të cilat filluan katër muaj më parë.

“Besojmë se ligji i ri do të ketë efekt parandalues kundër të maskuarve, protestuesve të dhunshëm dhe to të ndihmojë policinë në ruajtjene rendit”, tha sot shefja ekzekutive e Hong Kongut Carrie Lam. Para fjalimit të zonjës Lam, mijëra protestues të maskuar marshuan në qendër të Hong Kongut, për të kërkuar më shumë të drejta.

“Maskimi është e drejtë personale. Ndalimi vetëm ka për të nxitur njerëzit në Hong Kong të dalintë maskuar”, tha William Mok, banor i Hong Kongut.

Të shtunën fillon zbatimi i vendimit për të ndaluar maskat në tubime që cilësohen si të jashtëligjshme, ku përdoret dhuna. Rregulli nuk përfshinata që përdorin maskën për arsye legjitime.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh Pas votimit të projektligjeve për shndërrimin e FSK-së në ushtri, a mund të ketë inskenime nga Serbia për një luftë të re në Ballkan?
Loading...