Kujdes pamje të rënda, vritet komandanti i lartë i Al-Kaedës

Azia

Kujdes pamje të rënda, vritet komandanti i lartë i Al-Kaedës

Më: 8 tetor 2019 Në ora: 22:40
Asim Omar

Komandanti i lartë i Al-Kaedës, Asim Omar ka mbetur i vrarë në një sulm të përbashkët të forcave amerikane dhe afgane në një strehë talebanësh në Helmand që gjithashtu la të vdekur edhe 40 civilë.

Asim Omar ishte kreu i operacioneve të grupit terrorist në Azinë e Jugut.

Omar vdiq së bashku me gjashtë kolegë të Al-Kaedës në sulmin e përbashkët amerikano-afgan në Musa Qala në 23 Shtator, shkruan Daily Mail.

Civilët e vrarë në këtë operacion ishin gra dhe fëmijë të cilët ishin pjesëmarrës të një dasme e cila ishte afër strehimit të talebanëve.

Zëdhënësi i presidentit afgan ka thënë se janë shumë të mërzitur dhe shqetësuar me rastin e humbjes së jetëve të civilëve të cilët gjendeshin në zonën që u kry sulmi.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat