“Mendova se do të vdisja aty”: Mbeti e “varrosur” për 18 orë, 12-vjeçarja gjendet e gjallë nën borë - Bota Sot
“Mendova se do të vdisja aty”: Mbeti e “varrosur” për 18 orë, 12-vjeçarja gjendet e gjallë nën borë

Azia

“Mendova se do të vdisja aty”: Mbeti e “varrosur” për 18 orë, 12-vjeçarja gjendet e gjallë nën borë

Më: 16 janar 2020 Në ora: 12:42
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një vajzë 12-vjeçare u gjet e gjallë të martën pasi u ”varros” për 18 orë kur një ortek në Kashmirin e kontrolluar nga Pakistani përfshiu shtëpinë e familjes.

Sipas mediave të huaja, bëhet fjalë për Samina Bibi e cila kujton se si ajo është gjetur duke bërtitur dhe thirrur për ndihmë ndërsa gjendej e shtrirë, e bllokuar nën borë.

Ndryshe, numri i të vdekurve nga ortekët e së hënës në Luginën Neelum të Pakistanit, në rajonin e Himalajeve të diskutuar nga Pakistani dhe India, u rrit në 74, sipas zyrtarëve pakistanezë, pasi shpëtimtarët vazhduan të rimarrin trupat.

Dhe kur jemi te vajza e quajtur Samina, krejt çfarë mund të thuhet është se ishte me shumë fat.

“Mendova se do të vdisja aty”, i ka thënë ajo Reuters nga një shtrat spitali në Muzaffarabad, ku ajo dhe dhjetëra njerëz të tjerë të plagosur po trajtoheshin, pasi u bartën nga zona e ortekut.

Për nënën e Saminës, Shahnaz Bibi, e cila humbi një djalë dhe një vajzë tjetër, shpëtimi nuk ishte asgjë më shumë se një mrekulli.

Pasi u tërhoq nga bora më herët, Shahnaz tha që ajo dhe vëllai i saj, Irshad Ahmad, kishin hequr dorë nga shpresa për të gjetur Saminan të gjallë.

Ndërsa, duke rrëfyer për ngjarjen, Samina tha se nuk mund të flinte ndërsa priste të shpëtonte. Këmba e saj ishte thyer dhe nga goja po i rridhte gjak.

Për familjen, katastrofa ndodhi shumë shpejt.

“Ne nuk kemi dëgjuar ndonjë gjëmim”, ka thënë Shahnaz, duke kujtuar momentet përpara se orteku “varrosi” shtëpinë trekatëshe ku ajo dhe familja e saj ishin strehuar me të tjerët nga fshati.

Për fat të keq, të paktën 18 prej tyre vdiqën.

Autoriteti Kombëtar i Menaxhimit të Fatkeqësive në Pakistan tha se numri i përgjithshëm i vdekjeve në zonat e goditura nga bora në Pakistan gjatë dy ditëve të fundit kishte hipur në 100.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat