Makina e ambasadës amerikane përfshihet në aksident , dy të vdekur - Bota Sot
Makina e ambasadës amerikane përfshihet në aksident , dy të vdekur

Azia

Makina e ambasadës amerikane përfshihet në aksident , dy të vdekur

Më: 26 janar 2020 Në ora: 16:30
Foto ilustrim

Dy persona humbën jetën dhe katër të tjerë u plagosën, pasi një makinë e ambasadës amerikane u përplas me një automjet tjetër.

Ngjarja ndodhi në kryeqytetin e Pakistanit, Islamabad mëngjesin e sotëm. Mediat lokale raportojnë se viktima janë një burrë dhe një grua.

Shkak për aksidentin mësohet të ketë qënë lëvizja e gabuar e makinës së ambasadës, e cila e kaloi kryqëzimin me semaforin e kuq, duke i zënë pritën makinës tjetër. Për këtë, drejtuesi i makinës së ambasadës, një shtetas pakistanez u arrestua.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat