Sulm vetëvrasës në Kabul, mbesin të vdekur disa persona

Azia

Sulm vetëvrasës në Kabul, mbesin të vdekur disa persona

Më: 11 shkurt 2020 Në ora: 07:54
Arkiv

Të paktën pesë njerëz janë vrarë pas një sulmi vetëvrasës që synim kishte Ministrinë e Mbrojtjes, sulmi i parë i madh në kryeqytetin afgan që disa muaj.

“Pesë vetë, duke përfshirë tre ushtarakë dhe dy civilë, u vranë”, i tha Reuters zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, Nasrat Rahimi, duke shtuar se gjithashtu 12 njerëz u plagosën, pesë prej tyre civilë.

Shpërthimi ndodhi në portën hyrëse të Akademisë Ushtarake, Marshal Fahim, njoftoi Agjencia e Lajmeve Reuters, duke cituar burime të ministrisë së brendshme.

Një dëshmitar afër vendit të ngjarjes në Kabulin Perëndimor konfirmoi shpërthimin.

“Ishte një shpërthim i madh që tronditi shtëpinë tonë. Ne gjithashtu dëgjuam të shtëna me armë zjarri më pas. Ambulancat erdhën me shpejtësi në zonë”, tha banori.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat