Korea Veriore ekzekuton pacientin, u largua nga karantina për ta frekuentuar një banjë publike - Bota Sot
Korea Veriore ekzekuton pacientin, u largua nga karantina për ta frekuentuar një banjë publike

Azia

Korea Veriore ekzekuton pacientin, u largua nga karantina për ta frekuentuar një banjë publike

Më: 13 shkurt 2020 Në ora: 12:49
Kim Jong-u

Një zyrtar i Koresë së Veriut u ekzekutua pasi frekuentoi një banjë publike ndërsa ai ishte destinuar të ishte në karantinë, ka pohuar një raport në Jug.

Zyrtari i tregtisë u arrestua dhe u qëllua menjëherë pasi rrezikoi përhapjen e koronavirusit duke vizituar banjën publike, raportoi gazeta “Dong-a Ilbo”.

Zyrtari ishte vendosur në izolim pasi udhëtoi në Kinë me Kim Jong-un duke imponuar ligjin ushtarak për të zbatuar bllokimin, thanë burimet.

Koreja e Veriut nuk ka konfirmuar ende ndonjë rast të virusit, por ka ndërmarrë masa drastike për ta ndaluar atë përhapjen në kufirin e saj me Kinën.

Zyrtari i tregtisë raportohej se u karantinua nën një politikë për të izoluar këdo që kishte qenë në Kinë ose kishte kontakte me popullin kinez.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat