Korea e Jugut ngrit alarmin në maksimum pas vdekjes së gjashtë nga Koronavirusi

Azia

Korea e Jugut ngrit alarmin në maksimum pas vdekjes së gjashtë nga Koronavirusi

Më: 23 shkurt 2020 Në ora: 15:23
Ilustrim

Korea e Veriut ka vendosur nivelin më të lartë të alarmit për shkak të sëmundjes infektive Koronavirus nga e cila u regjistruan 602 raste, ndërsa numri i të vdekurve ka mbërritur në 6.

Presidenti Moon Jae-in tha që shpërthimi i fundit i koronavirusit, i njohur tash si COVID-19, ka arritur në një çast vendimtar dhe “ditët e ardhshme do të ishin tepër kritike”, shkruan Independent.

Kjo është hera e parë që Korea e Jugut e ka vendosur nivelin e alarmit në pikën më të lartë në 11 vitet e fundit.

Duke folur në një mbledhje qeveritare si përgjigjje për shpërthimin e koronavirusit, z.Moon përmendi një Kishë në Shincheonji, një sekt fetar, te i cili mendohet se ka ndodhur shpërthimi i fundit i sëmundjes.

Infeksioni besohet të jetë shpërndarë pasi njëri prej anëtarëve të Kishës, një grua në të 60-at, mori pjesë disa herë në shërbimet fetare të qytetit në Daegu para se të testohej pozitivisht me virusin në javën e kaluar.

Që prej atëherë, numri i rasteve ka arritur në 602, dhe një tjetër vdekje sapo është konfirmuar duke e çuar numrin e të vdekurve nga sëmundja në 6. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat