Zëvendësministri që u infektua me coronavirus, mban fjalim brenda karantinës

Azia

Zëvendësministri që u infektua me coronavirus, mban fjalim brenda karantinës

Më: 26 shkurt 2020 Në ora: 15:51
Zëvendësministri iranian

Zëvendësministri iranian i Shëndetësisë, Iraj Harirchi, i infektuar me coronavirus, është zotuar se qeveria e vendit të tij do ta vë nën kontroll situatën pas shpërthimit të virusit vdekjeprurës.

Harirchi ka mbajtur një fjalim nga dhoma e spitalit nga ku ka thënë se “do të jetë një fitore në luftën kundër virusit”, e pamjet e këtij fjalimi janë filmuar brenda karantinës.

Kujtojmë që një ditë më herët gjatë një konference për media Harirchi, djersitej vazhdimisht, kollitej si dhe vërehej plogështia në fytyrën e tij, e pamjet u bën virale brenda pak momenteve.

Numri i të vdekurve nga coronavirusi në këtë vend deri më tani ka shkuar në 19, kurse 139 tjerë konsiderohen si të infektuar, por ekspertët pretendojnë se numri i të vdekurve mund të jetë shumë më i madh – kjo për faktin se autoritetet e vendit po mundohen ta fshehin të vërtetën.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat