Japonia mbyll krejt shkollat për shkak të koronavirusit

Azia

Japonia mbyll krejt shkollat për shkak të koronavirusit

Më: 27 shkurt 2020 Në ora: 16:49
Foto ilustrim

Kryeministri japonez ka vendosur të mbyllë shkollat në gjithë vendin deri në fund të pushimeve pranverore.

Japonia ka lajmëruar se ka mbyllur të gjitha shkollat në gjithë vendin për të ndihmuar për të kontroluar përhapjen e koronavrusit.

Kryeministri Shinzo Abe thotë se ka kërkuar që të gjitha shkollat fillore, të mesme dhe të larta të qëndrojnë të mbyllura deri në përfundim të pushimeve pranverore, në fund të marsit.

Kjo masë vjen për shkak të rritjes shqetësuese të numrit të rasteve të pagjurmueshme në Japoninë veriore dhe në gjithë vendin. Japonia tani ka më shumë se 890 raste, duke përfshirë 705 të cilët janë në karantinë nga një anije.

Udhëheqësit tregojnë se prioritet parësor është shëndeti dhe siguria e fëmijëve, ndër të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat